Kompania japoneze që merret me modifikimin e veturave, Rowen International, vazhdon të zgjerojë ofertën e vet duke modifikuar modelet e gjigantit japonez Toyota.
Rowen tani ka gati paketën për modifikimin e Crossoverit C-HR, transmeton Koha.net.
{gallery}
Për pamjen agresive të këtij Crossoveri, përgjegjës janë mbrojtësi i ri i përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësit anësor, seti i ri i pragjeve, mbrojtësi i ri pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësi i pasmë mbi çati (spoiler), maskën e përparme të re pa logon e Toyotës, dritat LED si dhe set të ri të rrotave nga alumini.
Gjithashtu, Rowen për këtë C-HR ka zgjedhur sistemin e frenimit “High Performance”, ulëset sportive “Recaro”, si dhe sistemin sportiv “Rowen” të shkarkimit të gazrave me katër gypa.