Bentley Bentayga është modifikuar nga Mulliner, i bërë për gjueti duke i shtuar të gjitha pajisjet e nevojshme.
Ky model i quajtur “Field Sports”, apo sportet e fushave ka një kuti të magazinimit nga pjesa e pasme ku përmban municione, dylbi, një çantë për ndihmën e parë, e pajisje të tjera mbrojtëse.
Plus ka shishe të kristalta të shampanjës, pije, thikë gjahu e çakmak, si dhe puro kubanë që pronarët e këtij modeli të pushojnë me stil.
Po ashtu ka edhe një qese të veçantë brenda që përfshinë një xhaketë, kapele, pallto e këpucë të papërshkueshme nga uji.
Bentley Bentayga standard kushton rreth 200 mijë euro, ndërsa ky version i modifikuar plus 80 mijë euro.
{gallery}
Edhe
Kahn Design modifikon Bentley Bentaygën