Kompania e njohur Kahn Design për klientët e pasur tani ofron edhe një version të modifikuar të Bentlye Bentaygës.
Fjala është për Bentayga V8 Centenary Edition, i cili nën kofano ka motorin benzinë 4.0-litër V8, transmeton Koha.net. Ky version, në të vërtetë është një veturë që kombinon trashëgiminë e brendit Bentley dhe qasjen e sotme në krijimin e veturave luksoze dhe ekskluzive.
Ky Bentayga i ri me eksterier me ngjyrë të zezë, vjen me mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler) nga fibra të karbonit, mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh, mbrojtësin shtesë (spoiler) në çati, set të ri të rrotave “Le Mans” prej 23-inç nga alumini me goma “Continental” 295x35x23, amortizatorët e rinj, interier prej lëkure “Herrinbone”, timonin “Kahn” prej lëkure, etj.
{gallery}
Sipas dëshirës, Kahn Design ofron edhe interier prej lëkure “Nappa” dhe “Alcantara” si dhe një numër mundësish për personalizim.
Sa i përket çmimit, një Bentayga i tillë kushton 155.999 funte.