BMW është duke konsideruar ta kthejë MINI-n në markë elektrike për tregun e SHBA-së pas rënies së shitjeve, sipas një raporti të fundit.
Anëtari i bordit të MINI –t , i ngarkuar nga BMW, Peter Schwarzenbauer ka ngritur këtë ide radikale në panairin e veturave në Los Angelos, duke thënë se shitjet e MINI-t kanë rënë për 10 për qind në Amerikë vetëm gjatë muajit të fundit, derisa blerësit janë duke shikuar më shumë veturat SUV, transmeton koha.net.
Kjo markë është kritikuar në Europë për shitje të MINI-t shumë të mëdhenj, por edhe Countryman SUV i kësaj marke, prapë është shumë i vogël për tregun e SHBA-së.
Një MINI elektrik pritet t’i bashkohet linjës së kësaj kompanie në 2019-ën, por ideja e Schwarzenbauer është që t’i kthejë të gjitha fabrikat e prodhuesit gjerman të veturave në SHBA për të ndërtuar vetëm vetura elektrike.
{gallery}
-
Mini drejt elektrifikimit të plotë
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA
-
Shefi i “BMW M” dëshiron që modelet e reja M3 dhe M4 të jenë tërësisht elektrike
-
BMW-ja do t’i investojë 1.7 miliard dollarë në SHBA
-
BMW-ja synon t’i konkurrojë Teslas për shitjet e veturave elektrike në Amerikë