Prodhuesi britanik i veturave MG, i cili është në pronësi të kompanisë kineze SAIC që nga viti 2005, do ta prezantojë modelin e tij të parë elektrik këtë muaj.
Pothuajse një mijë vetë kanë shprehur interesim për SUV-in MG ZS EV, i cili do të debutojë në Panairin e veturave në Londër nga data 16 deri 19 maj.
MG do të hapë mundësinë e rezervimeve gjatë premierës dhe shitja do të fillojë më 1 shtator, kur specifikimet dhe çmimet do të bëhen të ditura.
MG ZS EV vjen me motor elektrik me kapacitet prej 148 kuajfuqi dhe shpejtësinë nga 0-100 km/h mund ta arrijë për 6.2 sekonda.
Gjithashtu, ky SUV i ri elektrik vjen me dy bateri përmes të cilave me vetëm një mbushje mund të udhëtojë deri në 430 kilometra./ksp