Prodhuesi italian ka publikuar një video të shkurtër në të cilën përkujton të arriturat e veta nga e kaluara dhe paralajmëron edhe një model revolucionar për të ardhshmen- SUV Urus.
I shumëprituri Lamborghini Urus do të prezantohet zyrtarisht më 4 dhjetor të këtij viti, 24 vjet pasi përfundimit të prodhimit të modelit LM002.
Prodhuesi nga Sant' Agata në video përkujton momentet e lavdishme të historisë së Lamborghini, duke vendosur aksentin në ëndrrën e themeluesit Ferrucci Lamborghini, i cili ka dëshiruar të bëjë një automobil super-sportiv, prej nga edhe nisën të gjitha projektet, transmeton KosovaPress.
Kur në fillim të dhjetorit Urus do të prezantohet në publik, Lamborghini do të vazhdojë me auto-brendet luksoze, të cilat sipas traditës, do t’iu ofrohen blerësve.
Modele të ngjashme kanë paralajmëruar edhe Porsche, Bentley, Maserati, Jaguar, Rolls-Royce, Aston Martin dhe Ferrari.
Edhe
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
{gallery}