Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi me kombinim të jashtëzakonshëm: Super-jaht, veturë dhe helikopter

Gjiganti gjerman i veturave, Mercedes, së fundmi ka prezantuar zyrtarisht super-jahtin më të ri të saj të quajtur “Arrow460-Granturismo”, të cilin e ka ndërtuar në bashkëpunim me kompaninë prodhuese të jahteve, Silver Arrows Marine. Përveç këtij super-jahti, kompania e njohur ka prezantuar edhe një model veture dhe një helikopter.

Mercedesi në uebfaqen e vetë shkruan se jahti kombinon performancën e veturave sportive të Mercedes-Benzit me inovacionet unike nga industria e anijeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jahti “Arrow460-Granturismo” mund të akomodojë deri në 10 persona, është i gjatë rreth 14 metra dhe ka kapacitet prej 960 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Dritaret anësore të mëdha mund të hiqen, ndërsa xhami i erës mund të zgjatet.

Interieri i këtij jahti luksoz përbëhet kryesisht nga druri, i cili këtij jahtit i jep një formë shumë të bukur e të rehatshme në interier.

“Në zhvillimin e jahteve të reja motorike, ne kemi transferuar ekspertizën tonë në industrinë detare, duke krijuar diçka që nuk është parë kurrë më herët në proces. ‘Silver Arrow of the Seas’ qëndron për luksin modern, stilin avant-garde dhe elegancën e rehatshme. Ky jaht përfshinë filozofinë progresive e dinamike të dizajnit të Mercedes-Benzit dhe të dëlirësisë së ujit”, ka thënë Gorden Wagener, kreu i Design Daimler AG, në uebfaqen e Mercedesit.

Sa i përket çmimit të këtij jahti luksoz, Mercedesi nuk e përmend fare në uebfaqen e saj por thisinsider.com raporton se jahti do të shitet me çmim prej 1.7 milion dollarë dhe se do të ndërtohen vetëm 10 modele të tilla, me nga një për disa shtete të caktuara.

Vetura e re është S-Class Cabriolet derisa helikopteri është krijuar me ndihmën e Airbus Helicopters. Ky helikopter është H145 Mercedes-Benz Style.

{gallery}