Mercedes-Benz ka thënë se do të pushojë 3.600 punonjës në një ristrukturim të fabrikës në Sao Paulo të Brazilit, mes presioneve mbi prodhimin e tij, shkruan Reuters.
Kompania ka thënë se planifikon të transferojë elementë të operacioneve të saj nga Sao Paulo në qytetin brazilian të Sao Bernardos në një përpjekje për të përballuar presionet e kostos në rritje.
Mercedes-Benz shtoi se do të kontraktojë prodhimin e boshteve të përparme dhe transmisioneve të mesme, si dhe shërbimet e logjistikës dhe mirëmbajtjes, duke u dhënë përparësi kompanive vendase.
Mercedes-Benz do të pushojë nga puna 2.200 punëtorë nga fabrika e Sao Bernardo, ndërsa 1.400 punonjësve të tjerë nuk do t'u rinovohen kontratat e përkohshme që nga dhjetori.
Sindikata kryesore për punëtorët e kompanisë, Sindicato dos Metalurgicos do Grande ABC, ka thënë se drejtuesit e saj u takuan me bordin e Mercedes-Benz të martën pasdite dhe se përfaqësuesit e kompanisë kërkuan fillimin e negociatave në lidhje me vendimin.
-
Microsoft do t’i pushojë nga puna 6.000 punëtorë
-
Mercedes-Benzi planifikon reduktimin e numrit të punonjësve për të rritur pagat më të ulëta
-
Mercedes-Benzi planifikon uljen e kostos së fuqisë punëtore në Kinë
-
Mercedesi planifikon të ulë kostot me disa miliardë euro në vit
-
Mercedes-Benzi në krizë me disa modele, ul nivelin e prodhimit