Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedes feston 60 vjetorin e modelit ikonik 300 SL Roadster

Versioni coupe realisht ka debutuar në vitin 1954, por para 60 viteve, mercedes ka prezantuar modelin premium 300 SL Roadster në panairin e veturave në Gjenevë.

Derisa të dy versionet ikonike me dy ulëse konsiderohen, së bashku me disa të tjera, veturat më të mira të të gjitha kohërave, Mercedes është duke festuar përvjetorin e SL Roadster.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur SL 300 ka dalë në skenë, ishte një veturë e hijshme, elegante, dhe shumë e avancuar për kohën e saj dhe ishte vetura e parë në botë që ka përdorur full injection në linjën e prodhimit.

Motorin i 300 SL prodhonte 215 kuaj fuqi ndërsa arrinte shpejtësinë maksimale prej 225 kilometra në orë.

Prodhimi i Mercedes 300 Sl Roadster ka përfunduar më 8 shkurt 1963, ndërsa janë prodhuar 1,858 në total, ndërsa tani kushton, minimum, 1 milionë dollarë.

{gallery}