Mercedesi i ri EQ C do të vijë së bashku me automjetet e tjera të zakonshme kur ky SUV elektrik do të dalë në shitje në vitin 2019.
EQ C do të prezantohet në version të prodhuar gjatë kësaj vjeshte. Me shumë gjasë do të prezantohet në panairin e veturave në Paris, ndërsa shitja e tij do të fillojë gjatë 2019-ës, transmeton koha.net.
EQ C i gjithi elektrik do të rivalizojë direkt SUV-ët tjerë të madhësisë së vogël, si Tesla Model X e Y, Audi e-tron, Jaguar I-Pace e BMW iX3.
Mercedes EQ C do të ketë dy motor elektrik të cilët së bashku prodhojnë 402 kuajfuqi e që bën që shpejtësia nga 0 në 100 kilometra në orë të arrihet për 5 sekonda.
{gallery}