Mercedes Benz ka zbuluar dritat digjitale në dhjetor të vitit të kaluar si inovacioni më i ri i tyre që ndriçon rrugët, e cila tani është spiunuar gjatë testimit në rrugë publike.
Çdo dritë ka edhe një çip, i cili ka një milion pasqyra të vogla mikro. Ky sistem përdor sensor që të monitorojë se çfarë objekte ka para veturës dhe pastaj mund ta rris dritën e çdo mikro pasqyre, transmeton koha.net.
Kjo i jep veturës disa aftësi të mahnitshme, për shembull mund të detektoj veturat që vijnë ose këmbësorët dhe të drejtoj dritat larg syve të tyre.
Sensorët gjithashtu mund të detektojnë shenjat e rrugëve, për shembull nëse shoferi i afrohet një shenje STOP, dritat mund ta reflektojnë një imazh të saj në rrugë, në mënyrë që shoferët mos ta harrojnë atë.
{gallery}
-
Spiunohet S-Class i ri, Mercedesi me teknologjinë më të lartë ndonjëherë
-
Mercedesi synon teknologjinë që i pengon shoferët ta ndezin veturën kur janë të dehur
-
Modeli i ri i Mercedesit spiunohet për herën e parë
-
Porsche me teknologji që iu ndihmon shoferëve të mos e shkelin ligjin
-
Mercedesi prezanton E-Classin e ri, me super teknologji