Pasioni për automobila është i pranishëm te shumë të rinj kosovarë. Grumbullimi i automobilave më të mirë në vend zgjon interesim të madh.
Qindra qytetarë u mblodhën më 9 prill për të parë nga afër disa prej automobilave më të veçantë në Kosovë. Prizreni ishte caku i automobilistëve. Më shumë se 150 automobila u shfaqën për sytë e shikuesve të shumtë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizatorët thanë se gjithçka ka shkuar mirë dhe se nuk kanë pritur një grumbullim kaq masiv. Një nga organizatorët kryesorë, Egzon Skeraj, për “Kohën Ditore” thotë se gjithçka ishte iniciativë e disa miqve për pasionin që kanë ndaj automobilave. Ai vlerëson lart bashkëpunimin me policinë, por thotë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga askush për këtë organizim.

“Tuning Show” i mbajtur në Prizren mblodhi shumë automobila të rrallë e që janë të serive të limituara. Ka pasur mysafirë nga të gjitha vendet e Kosovës, madje edhe nga Shqipëria... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.