Tetë ditë para debutimit zyrtar, Mazda zbuloi detajet e modelit të saj të parë elektrik.
Mazda EV i parë do të debutojë në Panairin e veturave në Tokio më 23 tetor, duke premtuar një përvojë të veçantë “hapësire” për udhëtarët.
Qëllimi kryesor i Mazdës është që pasagjerët të ndihen rehat në veturë, kështu që pjesa e interierit ka hapësirë të mjaftueshme dhe lidhje më të mirë mes shoferit dhe pasagjerëve.
{gallery}
Blerësit e mundshëm menjëherë do të ndihen të lidhur me veturën, e cila do t’i lejojë të jenë më të lirë dhe pa hequr dorë nga zakonet e tyre të preferuara, sipas Mazdës.
Gjithashtu, materialet eko-miqësore me cilësi unike u përdorën për dizajnimin e interierit./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
Mazda prezanton veturën e saj të parë tërësisht elektrike
-
Publikohet interieri i VW ID.7 para lansimit
-
Volkswageni do të prezantojë një veturë të re elektrike më 3 janar
-
Tri ditë para zyrtarizimit të veturës së re, Mercedes-Benzi “ndez” tregun me një foto
-
Suzuki po zhvillon një model kompakt elektrik në bashkëpunim me Toyotan