Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mazda MX-5 prodhohet në vetëm 300 njësi

Mazda MX-5 do të prezantohet së shpejti në tregjet globale, por vetëm disa persona do të kenë fatin që ta bëjnë të veten këtë superveturë.

Vetëm 300 të tilla do të prodhohen e do të dalin në shitje brenda muajit maj, transmeton tch.

Mazda MX-5 RF Sport Black, e fundit në një linjë të gjatë të varianteve të edicionit të posaçëm të makinave më të shitura në botë. Modeli i ri ndjek MX-5 Z Sport, i cili ka dalë në shitje që në muajin mars.

Ndryshimet e Sport Black janë thjesht kozmetike; më e dukshmja prej tyre është që ngjyra e saj e kaltër, pavarësisht emrit të saj “Black” (Zezë).