Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mazda me modelin e ri rivalizon Golfin dhe Fordin

Mazda ka prezantuar modelin e ri që pritet të jetë rival i drejtpërdrejtë i Volkwagen Golfit dhe Ford Focusit.

Me një gjatësi prej 4,449 milimetrash modeli 3 është i ngjashëm me konceptin Kai që u prezantua në Tokio gjatë vitit të kaluar.

Modeli me tërheqje me katër rrotë tashmë ka dalë në shitje në tregun e Azisë dhe Europës.

Mazda 3 ka motorin me versione 1.5 dhe 2.0 litra, ndërsa ofrohet edhe motori diesel 1.8-litra.

Image

Image