Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Maserati paraqet versionin e ri të SUV-it me 550 kuajfuqi

Maserati paraqiti versionin e ri të modelit SUV, me motorin e njohur Ferrari.

Maserati Levante GTS ka motorin Ferrari V8 që është dobësuar për 40 kuajfuqi krahasuar me Levante Trofeo me 590 kuajfuqi.

Motori Bi-Turbo me 3.8 litra në modelin e ri është i njëjtë me Maserati Quattroporte GTS dhe ofron 550 kuajfuqi, transmeton KosovaPress.

Levante GTS është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 4.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 292 km/h.

Versioni i ri i SUV Maserati me motorin Ferrari ka interier elegant me lëkurë dhe premium Harman Kardon me 14 altoparlantë.

Levante GTS do të shfaqet për herë të parë në publik në Festivalin e Goodwood, i cili mbahet në Britani këtë fundjavë.

Artikuj të ngjashëm