Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Maserati Levante sipas Larte Design

Pronarët e Crossoverit luksoz të Maseratit, Levante, kanë në dispozicion ofertën e re nga kompania që merret me modifikimin e veturave, Larte Design.

Fjala është për paketën “Shtorm”, e dedikuar për aerodinamikën e këtij Levante, e cila është e bërë nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net. “Shtorm” përfshinë spoilerin e përparmë, vrimat për ajër në mbrojtësin e përparmë, vrimat në kofano, pragjet, spoiler të pasmë, difuzer të pasmë, etj.

Gjithashtu, Larte Design për këtë Maserati Levante ka zgjedhur edhe disa sete të rrotave nga alumini, si dhe sistemin e modifikuar të shkarkimit të gazrave.

Në foto shihet Levante S me motor 3.0-litër Twin-Turo V6 me kapacitet prej 430 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5,2 sekonda.

{gallery}