Të martën është lansuar Raporti i Konsumatorëve i edicionit më të ri të raportit të markave të veturave në SHBA, transmeton koha.net.
Prapë markat gjermane dhe japoneze kanë dominuar në top 10 të studimit i cili hulumton në mazë të targave dhe regjistrimeve për të gjetur veturat më të shitura në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Analiza jonë vjetore zbulon se ndërtimi i një apo dy veturave fantastike është e arritshme, por bërja e një linje të tërë fantastike është shumë më shumë e vështirë”, ka thënë drejtori i Raportit të Konsumatorëve, Jake Fisher.
Për të dytën herë radhazi, Audi është e para në listë, pasuar nga Porsche, Lexus e BMW.
Edhe pse në krye të listës janë kryesisht markat luksoze, edhe blerësit e veturave të zakonshme janë listuar shumë lartë në listë.
Subaru është listuar e pesta, e ndjekur pas nga Kia dhe Mazda.
Tesla në vendin e tetë, e cila është marka e parë në SHBA elektrike që ka arritur të listohet në listë.
Lista e markave në SHBA të listuara nga më të mirat e deri te më të këqijat.
