Kompania Manhart Performance nga Wuppertal, Gjermani, ka prezantuar projektin e saj të ri të quajtur RS 500, që i bie të jetë Audi RS5 Coupe i modifikuar.
Kjo kompani për RS 500 ka zgjedhur përforcimin e motorit V6 Bi-Turbo në 500 kuajfuqi, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, eksterier me ndryshime dekorative me detaje me ngjyrë ari, amortizatorët KW të modifikuar, si dhe set të rrotave 21-inç nga alumini me ngjyrë të zezë mat, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManhart Performance nuk ka zbuluar detajet në lidhje me shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë dhe asaj maksimale, por Audi RS5 standard deri në 100 km/h e arrin për 3,9 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale deri në 280 km/h.
{gallery}