Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni “Bonevet” dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike.
Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy” (Makinë Elektrike), do të zgjerohet në të ardhmen me qëllim të mbrojtjes së ambientit.
Të rinjtë projektues të makinës planifikojnë të ndërtojnë disa makina të këtilla dhe të njëjta të shfrytëzohen për çarshinë e vjetër të Gjakovës, ku do të ndalohej qarkullimi për veturat tjera me naftë e benzinë.
Ndërtimi i kësaj makine ka kushtuar në total 13 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarët e Kosovës shpenzuan 650 milionë euro për vetura të reja në vitin 2025
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Rritet importi i veturave elektrike në Kosovë, qytetarët kërkojnë heqjen e doganës
- Nga strategjia te zbatimi: Sfidat e tranzicionit energjetik në Kosovë
-
Raporti i INDEP-it: Kosova ka potencial energjetik, por s’ka mjaftueshëm investime