Prodhuesit gjermanë të automobilave shpresojnë që një rrjet i stacioneve për mbushje me energji elektrike që po e paraqesin bashkë me “Fordin” do të vendosë standard për prizat dhe protokollet që do t’u sigurojnë dominim mbi rivalët e tjerë të automobilave elektrikë.
Për momentin, Tesla dhe prodhuesit në Japoni e Gjermani përdorin priza dhe protokolle komunikimi të ndryshme për t’i lidhur bateritë me mbushësit, por kompanitë që janë prapa rrjeteve të mbushjeve thonë se duhet të bëhet një sistem tradicional për të shmangur shpenzimet, shkruan “Koha Ditore”.
Autoprodhuesit prapa teknologjisë fituese do të fitojnë nga zinxhiri i shtrirjes së rrjetit të prizave, duke i bërë automobilat e tyre më atraktivë për klientët që duan të bëjnë udhëtime më të gjata, sipas analistëve.
Në anën tjetër, prodhuesit që përkrahin prizat humbëse, do të përballen me hulumtime e zhvillime të tepërta dhe do t’u duhen investime ekstra për të përshtatur linja të reja dhe dizajne të jashtëzakonshme që të tërheqin vëmendje dhe të shtrijnë rrjetin e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Nga viti 2024, Volkswageni mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla
-
Tesla përballet me një kontroll të kujdesshëm nga rregullatori gjerman
-
VW-ja shpalos robotin për mbushje të veturave elektrike
-
Frika pushton automobilizmin
-
Bota në mungesë të pikave të mbushjes së baterive të veturave elektrike