Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Londra shumë shpejt do ti ndalojë veturat jo-elektrike brenda qytetit

Veturat jo-elektrike mund të ndalohen për shkak të rregullave të reja për “emetime të ulëta” të gazrave në rrugët e qytetit të Londrës, të cilat kufizohen nga ndërtesat e larta e rrugët e ngushta.

Për ta bërë këtë, menaxheri për kualitetin e ajrit në qytetin e Londrës, Ruth Calderwood ka thënë se Këshilli i Qytetit mund të prezantojë një rregullore të re për “vetura me emetim shumë të vogël të gazrave” në rrugë, të cilën nuk mund ta plotësoj asnjë veturë jo elektrike apo hibride, transmeton koha.net.

Calderwod ka thënë për Financial Times: Ajo çfarë ne kemi kuptuar është se Zona Ultra e Ulët e Shkarkimit të gazrave do të jetë e mjaftueshme për ne për të përmbushur kufirin e lejuar, kështu që ne duhet të shikojmë që të bëjmë masa shtesë për rrugët tona të ngarkuara.

Zona Ultra e Ulët e Shkarkimit në Londër apo ULEZ, do të prezantohet në prill të 2019-ës, prej kur do të kërkohet që veturat me benzinë të përmbushin standardin Euro 4 të shkarkimit ndërsa Euro 6 ato me naftë, transmeton koha.net.

Pronarët e veturave të cilat nuk i përmbushin këto standarde, do t’u duhet që t paguajnë faturë shtesë për të hyrë në këtë zonë.