Kompania japoneze që merret me modifikimin e veturave, Artisan Spirits më herët këtë vit ka prezantuar modelin e modifikuar të Lexusit, LC 500 në version Coupe, ndërsa tani është marrë edhe me modelin tjetër luksoz hibrid të Lexusit, LS500h.
Artisan Spirits për këtë LS500h ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer) dhe mbrojtësin tjetër të pasmë shtesë (spoiler), transmeton Koha.net.
{gallery}
Po ashtu, ka zgjedhur edhe rrotat nga alumini dhe amortizatorët e modifikuar.
Në anën tjetër, Lexus LS500h ka motor benzinë 3.5-litër V6 dhe dy motorë elektrikë, me kapacitet në total prej 354 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 5.4 sekonda.