Në vitin 1921, në Britaninë e Madhe ishin vetëm 1 milion shofer. Dhjetë vjet më vonë, për herë të parë u lëshua një dokument që "legalizonte" ngasjen e veturës. Dokumenti u dha në Britani dhe pajisja me të, për herë të parë kushtoi 1 funte. Dokumenti u njoh si “leje e vozitjes”.
Kur u fut në fuqi, shoferët që nuk pajiseshin me leje të vozitjes, gjobiteshin me 5 funte. Në vitin 1939, numri i shoferëve shkoi në 3 milionë, ndërsa pas vitit 1960, shifrat “shpërthyen” dhe shoferët e kishin tashmë të obliguar të regjistroheshin, thuhet në Agjencinë e Standardeve të Shoferit dhe Automjeteve.

Leja e parë e vozitjes, e lëshuar në vitin 1931
Qindra mijëra dokumente lëshoheshin brenda ditës.
Leja e vozitjes, krahas arsyeve të tjera, u dha edhe për sigurinë rrugore. Para se të ekzistonte dokumenti, shoferët shkaktonin aksidente dhe iknin nga vendi i ngjarjes. Veturat nuk diheshin të kujt janë dhe me ç’rast, fajtorët në aksidente nuk merrnin dënimin.
Leja e vozitjes, që u lansua më 1931, përmbante një dokument prej 18 faqesh me këshilla për trafik. Obligonte vozitësit të mbanin rregull dhe të pajiseshin me mjete mbrojtëse. Vozitësit nuk testoheshin më 1931 kur pajiseshin me leje, pasi pajisja ishte më tepër formale.
-
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent, pesë shoferëve u merret leja në Ferizaj
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Çfarë duhet të dini para se të merrni veturë me qira në Aeroportin e Prishtinës
-
Veturat atëherë dhe sot, si e ndryshoi sigurinë dhe komoditetin teknologjia
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h