BMW ka lansuar një model M4 më të fuqishëm, më të shpejtë e më të lehtë në panairin e veturave në Shanghai, transmeton koha.net.
Prodhimi i BMW M4 CS është i limituar ndërsa do të fillojë të shitet gjatë këtij viti me çmim duke filluar nga 106 mijë euro.
Sipas markës gjermane, ajo për çfarë qëndron CS dhe që e dallon nga M4 standard është karakteri sportiv e fuqia motorike.
Nën kafano ka motorin 3.0 litërsh twin-turbo, të cilin BMW e ka përditësuar duke e bërë atë që të prodhojë 454 kuajfuqi, apo 10 kuajfuqi më shumë se ai në M4 standard.
Si rezultat i kësaj, shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.9 sekonda para se ta arrijë shpejtësinë maksimale por të limituar prej 280 kilometra në orë, transmeton koha.net.
BMW M4 CS ka rrotat e pasme aktive ndërsa ka shtatë shpejtisë, dhe peshon 1580 kilogramë, për 32 kilogramë se M4 standard.
Në kabinë, BMW ka aplikuar një përzierje të lëkurës dhe materialit Alcantara, karriget e reja sportive, klimën automatike e navigacionin standard të BMW-së.
{gallery}