Auto

Land Roveri nuk do të prodhojë modelin Discovery SVX

Foto: Motor1

Discovery SVX i Land Roverit nuk do të prodhohet, siç ishte planifikuar më parë.

Discovery SVX u pa për herë të parë në panairin e veturave në Frankfurt në vitin 2017, ku kompania konfirmoi një version të ri i cili do të dilte në shitje deri në fund të vitit 2018.

Ky model i ri i Land Roverit është thënë se do të jetë më “ekstrem”, i përshtatur më së miri për terrene të vështira, si dhe se do të ketë motorin V8.

Gjithashtu, Land Rover ka konfirmuar se motori 5.0-litër V8 me kapacitet prej 518 kuaj fuqi, tani më nuk është i destinuar për Discovery. Megjithatë, një zëdhënës tha se kompania do të vazhdojë përpara me etiketën SVX në të ardhmen./mapo/.

{gallery}