Është fakt që Land Rover ka disa plane të mëdha për zgjerimin e modelit Defender, e si duket tashmë është zbuluar se një prej tyre do të jetë me performanca të larta sportive.
Ueb faqja automobilistike britanike ‘autoexpress’ pohon se Defenderi i ardhshëm do të përfitoj nga bashkëpunimi i Land Roverit me BMW.
Defenderit do ti shtohet emri “SVR” ashtu sikurse modeleve tjera sportive të Land Roverit, si F-Pace SVR, Land Rover SVR e F-Type SVR.
Land Rover Defenderi super sportiv pritet të marr motorin 4.4 litërsh twin-turbo të BMW-së.
Përderisa motori i tanishëm i BMW-së prodhon 616 kuajfuqi në BMW X5 M, ai në Land Rover Defender do të prodhoj rreth 500 kuajfuqi e me të synon që ta rivalizoj SUV-in e Mercedesit, AMG G63 i cili prodhon 577 kuajfuqi.
{gallery}
-
Land Rover Defender SVR me motor të BMW-së vjen vitin e ardhshëm
-
Land Rover Defender synon që më 2025-n “ta ndryshojë lojën” me veturën elektrike
-
Modeli i ri i BMW-së S1000 RR do të ketë më shumë fuqi
-
Range Roveri i ri paralajmërohet para lansimit
-
Dalin foto të Land Rover Defender 130, superveturë me tetë ulëse