Prodhuesi italian i super-veturave regjistroi rezultatet më të mira në historinë e tij, duke iu afruar objektivit të 8,000 automjeteve të shitura çdo vit.
Në vitin 2018, Lamborghini shiti 5,750 automjete, një rritje prej 51% krahasuar me 2017. Një rezultat i ngjashëm pritet gjatë këtij viti, pasi do të jetë e kompletuar me modelin Urus në ofertë.
Nëse shitjet vazhdojnë të rriten deri në mes të dekadës së ardhshme, Lamborghini planifikon një model të katërt në gamën e tij krahas Huracan, Aventador dhe SUV Urus.
Drejtori Stefano Domenicali njoftoi se Lamborghini po punon tashmë për një turne të madh me konceptin 2 +2 ulëse.
Ai theksoi se në modelin e ri ende nuk duhet të llogaritet për shkak se Lamborghini ende nuk është i fortë dhe i qëndrueshëm për të investuar në modelin e katërt, transmeton KosovaPress. Nëse prodhimi e lejon këtë, atëherë modeli i ri pritet të rrisë shitjet vjetore në 10.000 automjete, më shumë se sa Ferrari që shiti në 2018 (9,251).
Edhe
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
Po ashtu, Lamborghini planifikon të mbajë motorët atmosferikë V10 dhe V12 në ofertë për aq kohë sa të jetë e mundur, por me mbështetje hibride për të përmbushur standardet mjedisore.
Domenicali shtoi se Lamborghini planifikon të mbajë modelin Aventador edhe për dy vjet, pavarësisht se u prezantua tetë vjet më parë, pasi për momentin ka kërkesa të mëdha.