Shkëlzen Lajçi pa dyshim është ndër automobilistët më të mirë kosovar. Sivjet, ai nuk u paraqit në asnjë garë të kampionatit vendor, pasi me Mitsubishin Evo IX e tij vendosi ta sprovonte veten në Kampionatin Evropian.
Federata e Auto Sportit të Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ai ishte në podiumin e fituesve, diçka që nuk e kishte arritur asnjë automobilist kosovar më herët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për mua është hera e parë që po marr pjesë në Kampionatin Evropian. Jam i kënaqur me rezultatet e arritura, megjithëse në disa raste kam mundur të jem edhe më i mirë, sikur të kisha kushtet, të cilat i kanë garuesit e vendeve tjera”, ka thënë Lajçi, transmeton Koha.net.
Në fundjavën e kaluar ai mori pjesë në garën që u zhvillua në Ilirska Bistricë, në të cilën u rendit i dyti.
"Ka qenë një garë shumë e fortë dhe me rivalitet të madh. Unë u rendita i dyti me 0.70 të qindtat vonesë në krahasim me të parin. Më penalizuan gomat e vjetra, përndryshe kur koha ishte me shi, unë bindshëm isha më i miri", ka theksuar ai.
Sfida e radhës për të do të jetë pas dhjetë ditësh në Buzet të Kroacisë.
"Bëhet fjalë për një shteg të njohur dhe atraktiv. Synimi im është ta fitoj këtë garë", është shprehur optimist Lajçi.
Ai është i kënaqur edhe me renditjen e përgjithshme, aq më tepër që ky ishte kampionati i parë që po merr pjesë. "Për shkak të kushteve kam munguar në shumë gara, por, megjithatë, jam i kënaqur. Në grupin tim, që përfshin katër klasa jam i shtati në renditjen e përgjithshme, ndërsa i treti në Grupin N. Mendoj se nuk është keq për kampionatin e parë", ka shtuar Lajçi.
Ai beson që në të ardhmen do të ketë kushte më të mira dhe rrjedhimisht edhe suksese më të mëdha.
"Shpresoj të gjinden sponsorë, të kem përkrahje më të madhe dhe në këtë mënyrë të arrij rezultate edhe më të mira", ka thënë ai.