Lotus ka prezantuar versionin e ri special të modelit Evora, GT430 Sport, i cili ka motor 3.5 litra V6 me 430 kuaj fuqi.
Fuqia bartet në rrota me ndihmën e ndërruesit automatik prej gjashtë shpejtësive.
Automobili prej 0 deri 96 km në orë i arrin për vetëm 3.6 sekonda, transmeton KP.
Shpejtësia maksimale e veturës është 315 km në orë, gjë e cila këtë model e bën Lotusin më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Çmimi fillestar në Britani të Madhe do të kushtojë 104.500 funta, ose rreth 114.000 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Dalin pamjet e Range Rover 2026
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Kopja kineze e Land Rover Defender që kushton vetëm 14.500 euro
-
Range Rover Evoque në Mektrin Motors – Luks modern, teknologji inteligjente dhe dizajn i rafinuar