Për të qarkulluar përreth Madridit, Javier Wassmann zgjohej herët në mëngjes, merrte telefonin e tij të mençur dhe kërkonte aplikacionet afatshkurtra me qira për rrugën më të shkurtër deri në punë. Më pas ndodhi koronavirusi.
“Tani nuk dua ta përdor një veturë pa ditur se sa gjatë ishte dikush tjetër në të, nëse ai person ka bartur maskën apo edhe është kollitur në timon gjatë ngasjes”, ka thënë inxhinieri 37-vjeçar në kryeqytetin spanjoll, ku katër kompani garojnë për qiratë afatshkurtra e fleksibile. “Me të vërtetë nuk kam nevojë ta bëj më këtë”, shkruan KOHA.
Ai nuk është i vetmi. Shërbimet e tilla po vuajnë nga goditja e fuqishme e pandemisë, me kompaninë e konsulencës “Frost & Sullivan” që ka parashikuar rënie deri në 25 për qind në këtë treg sivjet. Shqetësimet për sëmundjen ngjitëse dhe banorët që tashmë janë më pak të lëvizshëm për shkak se punojnë nga shtëpitë, janë kombinuar për të “gërryer” klientët e shërbimeve që dikur janë parë si e ardhmja e transportit urban, në veçanti në qytetet e mëdha të Evropës.
Sektori veç ishte në ngecje edhe para se të ndodhte koronavirusi, me ç’rast shumë kompani që po rivalizonin njëra-tjetrën për klientët e njëjtë – kryesisht të rinjtë që kishin nevojë për veturat vetëm në raste të rralla. Në gjithë botën, më shumë se 15 operatorë janë mbyllur vitin e shkuar, sipas “Frost & Sullivan”.
“Bashkëndarja si model biznesi është e vështirë që të sjellë përfitime”, ka thënë Shwetha Surender, nga kreu i konsulencës për mobilitetin e ri. “Nuk është duke shkuar menjëherë në nivelet e para-COVIDIT. Jemi duke pritur një rikuperim më të ngadalshëm”.
Edhe
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
Evropa në veçanti ka më shumë konkurrencë, për shkak të qyteteve kompakte që kanë dhe një sërë opsionesh të transportit.
Në Berlin, kompanitë e reja si “Oply”, “Ubeeqo” e “Europcar Mobility Group”, si dhe skuterët “Coup” të “Robert Boschit”, i dhanë fund funksionimit qysh para pandemisë. Rënia e madhe tashmë ka shuar edhe operimet e shërbimeve të ngasjes me qira të “ClverShuttle” në kryeqytetin gjerman.