Industria e automobilizmit në Kinë po rritet dita- ditës. Në vitin 2013, kompanitë kineze prodhuan 18.7 milionë automobila, që në përqindje kapte 22.7 për qind të totalit të automobilave të prodhuar në botë për atë vit.
Shumica e këtyre modeleve janë nga brendet që janë të njohura në tregjet perëndimore dhe nga disa kompani të cilat nuk janë dëgjuar kurrë në kontinentet tjera, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjithsesi është edhe një grup i tretë. Aty hyjnë modelet kopje nga kinezët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumica e brendeve vendore kineze kanë marrë inspirim nga automobilat e tregjeve të tjera. Një listë e përpiluar nga “Auto-Express” tregon modelet kopje dhe ato origjinale, nga të cilat janë inspiruar kinezët.
Oliver Tidman, avokat për mbrojtjen e të drejtave autoriale, thotë se nuk ka ligj ndërkombëtar që ndalon kopjimin.
Megjithatë, ai shton se ka marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e punës. Kjo nënkupton që shtetet të njohin ligjet e pronës së njëra-tjetrës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.