Kompanitë e automobilave Tesla, Volvo, Fordi dhe Mercedes-Benzi kanë paditur administratën e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund atyre që shefi i Teslas, Elon Musk, i ka quajtur tarifa “të paligjshme” për importin e mallrave të caktuara nga Kina.
Padia, e bërë këtë javë, ka në cak tarifat 25 për qind të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një listë produktesh që importohen nga Kina.
Tesla në padinë në Gjykatën për Tregti Ndërkombëtare i ka quajtur këto tarifa “arbitrare”.
Në letrën e vet, në anën tjetër, Mercedesi ka akuzuar administratën Trumë për ndikimin në më shumë se 500 miliardë dollarësh në importet nga Kina. Sipas gjigantit gjerman, ligji në Amerikë nuk lejon ndërhyrjen në tregti.
Tarifat ishin vënë si pjesë e përpjekjeve të Washingtonit për të reduktuar deficitin tregtar me Kinën dhe për të larguar kompanitë e veta nga teknologjia kineze.
Kina është tregu më i madh i veturave dhe burimi kryesor i kompanive të automobilave, në veçanti për Teslan që synon të përfitojë nga ambiciet e shtetit për reduktim të emetimit të gazit.
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike
-
Trumpi i kërkon Supremes të vendosë mbi ligjshmërinë e tarifave
-
Gjykata amerikane vendos se shumica e tarifave globale të Trumpit janë të paligjshme
-
Tarifat e reja të Trumpit “mund t’u mbijetojnë” gjykatave