Kompanisë “Uber” i është marrë leja e qarkullimit në Londër për herë të dytë brenda dy vjetësh.
Rregullatori i trafikut të Londrës, ka deklaruar se aplikacioni i taksisë nuk ishte i përshtatshëm për të operuar në kryeqytetin britanik, pasi shpesh ka rrezikuar udhëtarët, transmeton KTV.
Një ndryshim në sistemin e “Uberit” ua mundësonte shoferëve të paautorizuar që të vendosnin fotografinë e tyre në llogaritë e shoferëve të tjerë.
Kjo do të thotë se ata mund të merrnin udhëtarët në vend të shoferëve të licencuar. E raste të tilla kanë ndodhur në 14 mijë udhëtime nëpër Londër.
Kompania amerikane ka 21 ditë afat për të apeluar vendimin dhe gjatë kësaj periudhe, mund të operojë lirshëm nëpër Londër, por në fund, pritet të ketë vendim të gjykatës për këtë çështje.
-
Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
-
Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026
-
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
-
Uberi u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike
-
Vazhdojnë vonesat në aeroportin e Berlinit për shkak të sulmit kibernetik