Një muaj më parë, Bugatti vendosi rekord për shpejtësinë për 0-400km/orë-0 duke e arritur këtë për vetëm 41.96 sekonda.
Në tre javët e fundit të gjithë në autoindustri folën për rekordin e ri të shpejtësisë dhe kompania franceze madje e solli Chironin rekordthyes në panairin e Frankfurtit. Megjithatë, në të njëjtën periudhë Koenigsegg punoi pa zhurmë dhe tani ka paralajmëruar se një rekord i ri do të vijë nga modeli i ri i kompanisë, që duket se do të jetë Agera RS.
Koenigsegg tashmë ka disa rekorde në emrin e vet, përfshirë edhe rekordin për shtegun e Spacircuit, 0-300km/orë-0 dhe disa të tjerë. Prodhuesi i njohur tash premton se do të shohim edhe një rekord të ri.
Artikuj të ngjashëm
-
Koenigsegg thyen rekordin e Bugattit
-
Koenigsegg me Mission 500 do të thyejë të gjitha barrierat e shpejtësisë, pasi arrin 500km/orë
-
Bugatti Chiron i veçantë “fluturon” në gati 500km/orë
-
Koenigsegg arrin tjetër rekord të pazakontë
-
Dyshime se testi i shpejtësisë për Bugatti Chiron po shmanget qëllimshëm