Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës ka bërë të ditur se Kina do të vijojë edhe sivjet subvencionet për blerjen e automjeteve me energji të re.
Ministri Miao Wei tha se ky vendim synon të stabilizojë pritshmëritë e tregut dhe të sigurojë zhvillimin e shëndetshëm të këtij sektori. Ai theksoi se nuk do të ketë një ulje të dukshme në standardet e subvencionimit.
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit thotë se politikat e Kinës lidhur me automjetet me energji të re, sidomos politika e subvencioneve, kanë luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e tregut të konsumit dhe rritjen e zhvillimit industrial /Marrë nga CRI
Artikuj të ngjashëm
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
BE-ja thotë se mund të vazhdojë bisedimet me Kinën për veturat elektrike edhe pas tarifave
-
Kanadaja vendos taksë 100% për importet e automjeteve elektrike kineze
-
Votimi në BE për tarifat e importit e bën Kinën t'i mbledhë prodhuesit e automjeteve në takim
-
BE-ja u vendos tarifa veturave elektrike nga Kina