Prodhuesi korean ka publikuar fotografitë e modelit të ristilizuar SUV, i cili së shpejti do të arrijë në tregjet evropiane.
Ndryshimet në pamjen e jashtme të Sorento janë minimale. Janë freskuar dritat e përparme dhe drita e stopit.

Kia do të ofrojë dy nuanca të ngjyrës për karroceri Rich Espresso dhe Gravity Blue.
Përveç kësaj, blerësit mund të porositin edhe paketën e pajisjeve të linjës GT, e cila është e pranishme në disa modele tjera të Kia, transmeton KosovaPress.
Është ridizajnuar edhe instrument-tabela, sistemi multimedial, i cili ka ekran prej 8 inç të ndjeshëm në prekje, navigacioni TomTom, si dhe sistemet Android Auto dhe Apple CarPlay.
Edhe
Kia Sorento 2023 me pak përditësime në teknologjinë e sigurisë

Sorento vjen me marshin automatik prej tetë shpejtësive, i cili për herë të parë implementohet në ndonjë model SUV të Kias.
Kia Sorento 2018, po ashtu, vjen me motor dizel 2.2-litra dhe premierën botërore do ta mbajë në panairin e ardhshëm të veturave në Frankfurt.
