Kompania Kia ka freskuar modelin Optima për 2018-ën, duke vendosur motor të ri dizel, i cili ndërron atë të vjetrin 1.7 litra CRDi.
Bëhet fjalë për njësinë plotësisht të re 1.6 dizel, për të cilën prodhuesi jug-korean thotë se është dukshëm më i pastër se sa paraardhësi, transmeton KosovaPress.
Modeli Optima prodhon 136 kuajfuqi, ndërsa sa i përket ristilizimit vetura e re ka pësuar ndryshime të vogla kozmetike në pjesën e përparme.
Kia Optima do të ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, i cili do të mbahet nga 6 deri 18 mars, ndërsa në shitje pritet të dalë ka gjysma e këtij viti.
{gallery}