Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kia me 16 vetura elektrike deri më 2025

Kia do të prezantojë 16 vetura të reja elektrike deri më 2025.

Kompania koreane në Consumer Electronics Show në Las Vegas prezantoi modelin e parë që pritet të dalë në rrugë më 2020.

“Deri më 2025 do të ofrojmë 16 vetura të reja me fuqi të reja, pesë hibridë, pesë ‘plug-in’ hibridë, pesë të rinj elektrikë dhe një të ri me hidrogjen”, ka thënë Woong-chul Yang, zëvendëspresident i Kias.

Njoftimi vjen pas shpalosjes së konceptit Kia Nero.