Kia Motors në katër mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord të ri të shitjes në tregjet evropiane dhe për herë të parë ka arritur deri te pjesa e tregut prej tre për qind.
Sipas të dhënave të Asociacionit të prodhuesve të automobilave evropianë (ACEA), Kia në periudhën prej 1 janar deri më 30 prill ka shitur në Evropë 166.266 automjete, që paraqet rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Njëherësh, Kia për herë të parë ka arritur pjesën e tregut në Evropë prej 3 për qind, derisa vetëm në prill prodhuesi më i vjetër i automobilave jugkoreanë me 41.279 automjete të shitura ka rritur pjesëmarrjen e tregut në 3,4 për qind, transmeton KP.
Për rritje meritorë janë modelet e reja dhe fabrikat e avancuara.
-
Për herë të parë, Skoda bëhet marka e tretë më e shitur e veturave në Evropë
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit