Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kia, brendi më i besueshëm i veturave në Gjermani

Prodhuesi korean i automobilave renditet në vendin e parë për nga kualiteti dhe besueshmëria në Gjermani, tregon një studim për vitin 2017, të cilin e ka publikuar J.D. Power.

Studimi për këtë vit ka përfshirë rreth 14.000 pronarë të automjeteve në Gjermani dhe 24 prodhues të automobilave, kur bëhet fjalë për automobilat e vjetërsisë ndërmjet 1-3 vjet, transmeton kp.

Kia ka marrë mirënjohje si “brendi më i mirë automobilistik”, me më së paku probleme të regjistruara në mesin e 24 auto-brendeve të vlerësuara.

Ajo ka marrë 99 pikë, derisa në vendin e dytë është brendi tjetër korean Hyundai me 105 pikë, ndërsa e treta është Toyota me 109 pikë.

Sipas vlerësimit,  brendi që ka më pak se 100 pikë do të thotë se ka më pak probleme.

Edhe Cilat vetura pësojnë defekte më shumë? Auto Cilat vetura pësojnë defekte më shumë?

Në mesin e veturave më të dalluara të Kia-s është Sportage.

Modeli më i shitur i Kia në Evropë, ka kaluar pa kurrfarë problemesh të gjitha testet e kryera në vitin 2016 nga revistat gjermane Auto Bild dhe Auto Motor und Sport.