Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kështu mund të duket Volkswagen Cross Polo i ri

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, në fillim ka promovuar Polon e re në version Hatchback me pesë dyer, duke përfshirë edhe versionin GTI, por tashmë ajo ka paralajmëruar edhe versionet Crossover dhe Sedan.

Duket se së shpejti mund të arrijë versioni Crossover, por mbetet pyetja nëse në gjeneratën e re do të ketë vend edhe për Cross Polon, transmeton Koha.net.

Image

Dizajneri i famshëm i pavarur, X-Tomi Design ka shpalosur idenë e tij për pamjen e mundshme të gjeneratës së re të Cross Polos.

Image

Ndër të tjera, X-Tomi Design për Cross Polon e re ka parashikuar të jetë më i lartë, të ketë mbajtëset mbi çati, rrotat e reja, si dhe elementet shtesë për siguri në eksterier.