Kompania prestigjioze gjermane, Audi, gjatë kësaj jave ka prezantuar modelin e ri Q8 me disa lloje të motorëve V6, ndërsa versioni i tij SQ8 pritet të ketë motor dizel 4.0-litër V8 TDI (të marrë nga Audi SQ7).
Gjithashtu, sipas disa burimeve përmendet edhe versioni RS Q8, por zyrtarisht ende nuk është konfirmuar, transmeton Koha.net. Nëse RS Q8 merr dritën e gjelbër, nën kofanon e tij do të ishte motori benzinë 4.0-litër TFSI me së paku 600 kuajfuqi.
RS Q8 i mundshëm, do të duhej të karakterizohej me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – Quattro, aerodinamikën “agresive”, maskën e përparme RS, set të ri të rrotave nga alumini, amortizatorët sportiv të rregullueshme përmes butonit, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat më të forta, edhe rrotat e pasme të rregullueshme, sistemin Torque Vectoring dhe Launch Control, si dhe interier të modifikuar me ulëset sportive dhe timonin sportiv me pjesën e poshtme të rrafshët.