Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kështu i teston Mercedesi veturat e reja

Para 50 vjetësh prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes, ka hapur shtegun special për testim në Shtutgart, në afërsi të njërës nga fabrikat e veta.

Para se t’i hedhë në treg veturat e reja, prodhuesi teston prototipet edhe në kushtet më të vështira për vozitje në poligonin e fabrikës.

Poligoni është lëshuar për punë në vitin 1967, një vit pas ndërtimit, transmeton kp.

{gallery}

Gjatë ekzistimit të deritanishëm, poligoni vazhdimisht është përforcuar, për të përmbushur kërkesat moderne të testimit.

Njëri nga segmentet e reja është seksioni i rrugës, në të cilin gjatë vozitjes matet zhurma në kabinën e udhëtarëve.