Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kahn Design sjell Evoque X-Landerin e ri për nder të garës Dakar

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, ka modifikuar edhe një tjetër Range Rover Evoque, këtë herë për nder të garës së famshme Paris-Dakar.

Projekti i Kahn Design quhet Ranger Rover Evoque X-Lander Edition, ku pjesa e poshtme e të cilit vjen me ngjyrë të zezë mat, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë me drita të integruara për mjegull, maskën e përparme të re, mbishkrimin “KAHN” në kofano dhe derën e bagazhit, si dhe me mbrojtësin e pasmë me difuzer, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Kahn Design prezanton modelin e ri Evoque X-Lander [foto]

Gjithashtu, ky Evoque X-Lander Edition vjen edhe sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, rrotat RS 20-inç me ngjyrë të zezë Satin dhe gomat Cooper, si dhe me interierin luksoz me lëkurë Herringbone të zezë, pedalet dhe tepihët e rinj.

Në Britani të Madhe, Range Rover Evoque i tillë kushton 59,995 funte.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm