Të dhënat tregojnë se ka mjaftueshëm nikel dhe litium për të prodhuar deri në 14 milionë vetura elektrike (EV) më 2023 në të gjithë botën, kështu që Evropa duhet të sigurojë më shumë lëndë të para për t'u pavarësuar nga nafta, ka thënë të martën grupi i fushatës Transport dhe Mjedis (T&E), raporton Bloomberg.
Në një studim të bazuar në të dhënat e BloombergNEF mbi vëllimet maksimale globale të nikelit dhe litiumit të nivelit të baterisë EV, T&E ka thënë se në vitin 2025 do të kishte mjaftueshëm për të prodhuar 21 milionë EV globalisht.
Duke përjashtuar nikelin rus, T&E ka thënë se duhet të ketë lëndë të para të mjaftueshme për 19 milionë EV më 2025.
Shitjet globale të automjeteve elektrike u dyfishuan në 4.2 milionë automjete më 2021 nga pak më shumë se 2 milionë më 2020, shkruan Reuters.
Konsulenca e veturave LMC ka parashikuar se shitjet globale të automjeteve elektrike do të arrijnë 9 milionë më 2023 dhe 14.2 milionë më 2025.
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike
-
Më 2024 parashikohet të shiten 88.3 milionë vetura të reja
-
Toyota planifikon ta zgjerojë linjën e veturave elektrike me bateri deri në vitin 2026
-
Sa energji shpenzohet e sa do të shpenzohet më 2040 për vetura elektrike