Pasagjerët në ulëset e pasme të modeleve Jeep Wagoneers dhe Grand Wagoneers nuk mund të vendosnin rripat e sigurimit për shkak të një defekti në prodhim, i cili ka sjellë tërheqjen e 97.066 veturave, shkruan Autoblog.
Jeep beson se vetëm 1% e veturave të tërhequra ose edhe më pak kanë rripin e dëmtuar, por duhet të kontrollojë të gjitha veturat e prodhuara midis 24 shkurtit 2021 dhe 11 shtatorit 2023 për t'u siguruar që gjithçka është në rregull.
Nuk është e qartë se si ndodhi gabimi, por Jeep për herë të parë u bë i vetëdijshëm për problemin më 20 tetor të vitit të kaluar, kur ekipi i tyre i sigurisë teknike dhe përputhshmërisë rregullatore u alarmua.
Rishikimi i të dhënave të prodhimit përcaktoi se problemi nuk ishte në konstruksion, por në mbikëqyrjen e bërë gjatë montimit të automjetit në fabrikën e Michiganit.
Të gjitha veturat që janë me defekte, pritet të rregullohen.
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Toyota tërheq mbi 43 mijë automjete nga tregu, shkak rreziku nga dështimi i motorit
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
BMW-ja tërheq rreth 37 mijë modele X3