Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Japonia nxjerr super-trenin që transporton pasagjerët edhe gjatë tërmeteve

Japonia ka prodhuar së fundmi një tren super modern, i cili konsiderohet si më i shpejti në botë. Veç kësaj, thuhet se treni mund të transportojë pasagjerët me siguri maksimale edhe në momentet kur tërmeti godet vendin.

Bëhet fjalë për trenin N700S ku shkronja S do të thotë “Supreme”, i cili u fut në përdorim nga 1 korriku dhe do të shërbejë për transportimin e pasagjerëve në linjën Tokaido Shikansen, që lidh stacionin e Tokios dhe atë të Osakës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai mund të lëvizë me shpejtësi prej 360 kilometra në orë, një rekord i ri që është arritur gjatë vitit të kaluar, duke u cilësuar si treni më i shpejtë në botë. Megjithatë shpejtësia maksimale e lëvizjes së tij do të kufizohet në 285 kilometra në orë.

Image