Kostoja e një certifikate për ta zotëruar një makinë të madhe familjare në Singapor është rritur në një rekord të ri prej 106 mijë e 619 dollarëve, raporton BBC.
Qyteti-shtet prezantoi sistemin dhjetëvjeçar të certifikatës të së drejtësisë (COE) së pronësisë së veturës në vitin 1990.
Pronarët e mundshëm të makinave në Singapor, duhet të kenë një certifikatë të tillë që të jenë në gjendje të blejnë një veturë.
Ato shiten në ankande çdo dy javë, ku Qeveria kontrollon numrin e certifikatave që janë në shitje.
Me taksat dhe detyrimet e importit, sistemi e ka bërë Singaporin vendin më të shtrenjtë për të blerë një veturë.
Edhe
Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta
Shembull, një veturë e re “Toyota Camry Hybrid” kushton rreth 250 mijë dollarë në Singapor, që përfshin koston e një certifikate (COE) dhe taksat. Është rreth gjashtë herë më shtrenjtë se në SHBA.
Certifikata (COE) ekzistojnë edhe për makina të vogla, motoçikleta e automjete komerciale.
Çmimet e këtyre certifikatave kanë arritur shifër rekorde.
Certifikata më e lirë për një makinë kushton rreth 104 mijë dollarë, që është thuajse trefishtë krahasim me vitin 2020.
Edhe
Ish-ministri i Singaporit burgoset për shkak se kishte pranuar dhurata sa ishte në detyrë
Ndërsa kategoria e hapur ku nuk ka kufizime për makinat që mund të përdoren, kërkon certifikatë 152 mijë dollarë.
Singapori ka një popullsi prej 5.5 milionë banorëve, ndërsa ka pasur më pak se 1 milion makina private në rrugë deri në fund të vitit të kaluar.