Italia planifikon të ndajë 8.7 miliardë euro deri në vitin 2030 për të mbështetur industrinë vendase të veutrave, sipas një projektrregulloreje që e ka siguruar Reutersi.
Si pjesë e një pakete masash për të mbështetur ekonominë dhe për të zbutur rritjen e faturave të energjisë elektrike, Italia synon të ndajë 700 milionë euro këtë vit dhe një miliard euro të tjera në vit nga 2023 deri në 2030, sipas të dhënave nga ai dokument.
Paketa e re plotëson kërkesat e kompanive dhe sindikatave për të miratuar një program strukturor afatmesëm, pasi Roma, sipas grupit lobues Anfia, shpenzoi një total prej rreth 1.35 miliardë euro më 2020 dhe 2021 për të mbështetur industrinë e veturave përmes disa masave të nevojshme.
Edhe pse mbetet prapa prodhuesve të tjerë evropianë të veturave, si Gjermania dhe Franca, Italia aktualisht po rrit prodhimin e automjeteve elektrike, me prodhuesin më të madh të vendit, Stelantis, duke zbuluar modele dhe plane të reja.
Vitin e kaluar, Gjermania subvencionoi blerjen e veturave elektrike me bateri dhe automjeteve hibride me një total prej 3.1 miliardë euro, që është pothuajse pesë herë më shumë se në vitin 2020.
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025
-
Italia planifikon t’i shpenzojë rreth 7,5 miliardë euro për blerjen e 24 avionëve të rinj
-
Lajme jo të mira për veturat elektrike në Gjermani
-
Cilat vetura janë blerë më së shumti në BE këtë vit?
-
Më 2024 parashikohet të shiten 88.3 milionë vetura të reja